19.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

BDI-ja kërkon dorëheqjen e kreut të Kushtetueses: Bashkëpërgjegjës është edhe VLEN

BDI-ja ka kritikuar ashpër deklaratat e kreut të Kushtetueses Darko Kostadinovski për gjuhët në sistemin “Safe City”. “Deklaratat e tij për çështjen e projektit “Safe City”, sipas të cilave porositë SMS duhet të dërgohen vetëm në maqedonisht, ndërkohë që mund të dërgohen edhe në anglisht, por jo në shqip, përbëjnë një akt të hapur diskriminimi dhe një shkelje të rëndë të frymës dhe të vetë Kushtetutës së shtetit”, thonë nga BDI-ja.

“Me këtë veprim, kryetari i Gjykatës Kushtetuese jo vetëm që tejkalon kompetencat e tij, por ndërhyn brutalisht në rendin juridik dhe në marrëdhëniet ndëretnike në vend. BDI kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Darko Kostadinovskit dhe të çdo gjyqtari që ndan të njëjtat qëndrime diskriminuese për këto dy vite me majorizim. Përndryshe, prej sot e tutje ai do të mbajë përgjegjësi të plotë për çdo pasojë që mund të prodhohet në planin e marrëdhënieve ndëretnike. Mbaje mend, Kostadinovski: për këto veprime do të përgjigjesh – herët a vonë, por do të përgjigjesh. Bashkëpërgjegjës për këto veprime antikushtetuese dhe antiligjore të Kostadinovskit dhe të vetë Gjykatës Kushtetuese është edhe VREDI, të cilët janë pa takat e pa zë. Përgjegjësisë nuk do të mund t’i ikni,” thanë nga BDI

Të ngjajshme

Të fundit