Deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim nuk do t’i mbështesin propozimet për ministra në Qeverinë teknike që do të jenë nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ky vendim i BDI-së vjen pasi kryetari i partisë opozitare, Hristijan Mickoski paraprakisht theksoi se Talat Xhaferi nuk e meriton mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për kryeministër teknik dhe në interes të atmosferës së mirë dhe procesit demokratik, partia do të përmbahej nga votimi.