13.8 C
Skopje
E mërkurë, 21 Maj, 2025

BDI shpreh ngushëllime dhe kërkon hetim të paanshëm për tragj’edinë në Koçan

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan, duke ndarë dhimbjen me të gjithë qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi, informon POPULLI.mk

Lidhur me vendimin e Prokurorisë për ndalimin 30-ditor të ish-ministrit Kreshnik Bekteshi dhe disa zyrtarëve të qeverisë së mëparshme, BDI thekson disa aspekte kyçe për opinionin publik.

BDI argumenton se koncepti i një “zinxhiri të gabimeve” nuk ekziston në kodin penal, pasi licencat për objektet e tilla rinovohen çdo vit duke u bazuar në kushtet aktuale. Sipas partisë, është e pasaktë të pretendohet për një përgjegjësi të pandërprerë ndër vite.

Sipas BDI-së, në natën e tragjedisë, klubi ku ndodhi fatkeqësia operonte pa asnjë licencë legjitime për më shumë se një vit. Kjo, sipas tyre, nënkupton se përgjegjësia kryesore bie mbi autoritetet që duhej të kishin parandaluar funksionimin e paligjshëm të këtij objekti.

BDI thekson se licencat e mëparshme ishin dhënë për kabare, të cilat kanë kritere dhe kufizime specifike, ndërsa klubi në fjalë kishte mbi 650 persona të pranishëm, duke shkelur çdo standard sigurie. Kjo, sipas tyre, tregon për neglizhencë të institucioneve aktuale shtetërore.

BDI shpreh shqetësimin për ndikimin e qeverisë mbi prokurorinë, duke e cilësuar këtë proces hetimor si të njëanshëm dhe politikisht të motivuar. Sipas partisë, nga 35 të ndaluarit, vetëm 1 ose 2 janë funksionarë aktualë, duke ngritur dyshime për një qasje selektive ndaj drejtësisë.

Në këtë kohë zie, BDI thekson se nuk dëshiron të hyjë në akuza politike, por kërkon që proceset ligjore të jenë të drejta, transparente dhe të bazuara në ligj. Partia rithekson përkushtimin e saj për drejtësi dhe transparencë në zbardhjen e kësaj tragjedie. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit