23.8 C
Skopje
E martë, 6 Maj, 2025

BE-ja e ka gjobitur TikTok-un me 530 milionë euro

Rregullatori më i lartë i mbrojtjes së të dhënave në BE ka gjobitur platformën TikTok me 530 milionë euro për shkak të shqetësimeve se si ajo mbron të dhënat personale të përdoruesve.

Rregullatori gjithashtu urdhëroi platformën të pezullojë transferimet e të dhënave në Kinë nëse përpunimi i të dhënave nuk përputhet me ligjet e BE-së brenda 6 muajve, raportoi Reuters. Komisioni Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) tha se TikTok, i cili është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, nuk mund të provojë se të dhënat personale të përdoruesve të BE-së mbrohen në mënyrë adekuate në përputhje me ligjin e BE-së.

TikTok njoftoi se do ta apelonte vendimin, duke argumentuar se kishte përdorur kuadrin ligjor të BE-së, në veçanti klauzolat standarde kontraktuale, për të mundësuar akses të kontrolluar dhe të kufizuar në distancë.

Të ngjajshme

Të fundit