7.8 C
Skopje
E premte, 13 Shkurt, 2026

Begaj dekreton ndryshimet në Qeverinë shqiptare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit Edi Rama, dekretoi këtë të premte shkarkimin e Elva Margariti nga detyra e Ministres së Kulturës, si dhe shkarkimin Ervin Metes nga detyra e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës, emëroi Ervin Meten në detyrën e Ministrit të Financave si edhe Blendi Gonxhen si Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ndryshimet në kabinetin qeveritar u propozuan disa ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se “lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Të ngjajshme

Të fundit