Nevzat Bejta ka njoftuar sot se është vendosur që ai të jetë kandidati i koalicionit VLEN për zgjedhjet lokale në Komunën e Gostivarit. Sipas tij, kjo vendimmarrje vjen “me lejen e Zotit, me vullnetin e qytetarëve, me rezultatet e anketimeve dhe pas konsultimeve me liderët e VLEN-it”, informon POPULLI.mk
Bejta ka bërë të ditur se sot në orën 12:00 do të bëhet dorëzimi zyrtar i kandidaturës pranë Komisionit Komunal Zgjedhor, një hap që ai e quan “nisme të ndershme” me qëllim të vetëm, të mirën e qytetit dhe të qytetarëve të Gostivarit.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në ceremoninë e dorëzimit të kandidaturës, e cila do të mbahet në parkun e vogël pranë komunës.
“Ju ftoj që sot, në orën 12:00, të merrni pjesë në ceremoninë e dorëzimit të kandidaturës. Takohemi nesër. Na priftë e mbara”, përfundon Bejta në njoftimin e tij. / © POPULLI.mk




