21.8 C
Skopje
E martë, 21 Korrik, 2026

Bekim Baftjari, President i ri i FC Shkupit

Të mërkurën fillojmë përgatitjet për sezonin e ri! ⚽

Të nderuar,

Pas një periudhe të gjatë pune për stabilizimin e klubit dhe zgjidhjen e problemeve që kemi gjetur, më në fund procesi i pronësisë është përfunduar. Klubi tashmë ka pronar me 100% të aksioneve, z. Bekim Baftjari.

E dimë që keni pritur gjatë për lajme të mira, por kjo ishte një procedurë që kërkonte kohë dhe duhej të përfundonte edhe në aspektin dokumentar.

Tashmë kryesia e klubit ka filluar përgatitjet për nisjen e sezonit të ri në Ligën e Dytë.

Na pret ende shumë punë. Nuk do të bëjmë premtime të mëdha, sepse situata me borxhet e trashëguara është sfidë serioze dhe kërkon kohë për t’u zgjidhur. Megjithatë, me punë, përkushtim dhe transparencë, jemi të bindur se gjithçka do të vihet në rrugën e duhur.

Këtë sezon do të garojmë kryesisht me lojtarët e Akademisë sonë, së bashku me një staf që ka pranuar të punojë dhe të japë kontributin e tij në këto ditë të vështira për klubin.

Gjithashtu, dera e klubit është e hapur për të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë dhe të japin kontributin e tyre, sepse ky klub është i të gjithëve.

Na priftë e mbara dhe suksese në sezonin e ri! 💙🤍