Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka uruar për 34 vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.
“34 vjet Pavarësi – Një rrugëtim i përbashkët drejt së ardhmes evropiane
Sot shënojmë 33 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
E kaluara e shtetit, përmes sfidave dhe arritjeve, ka ndërtuar themelet e një shoqërie moderne dhe shumëetnike, ndërsa vizioni ynë i përbashkët për integrim në Bashkimin Evropian mbetet forca shtytëse për përparim dhe bashkëpunim më të thellë, si brenda vendit ashtu edhe me fqinjët tanë.
Le të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi, unitet dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë.
Le të vazhdojmë ta kultivojmë bashkëjetesën jo si kompromis, por si pasuri. Sepse vetëm së bashku jemi shtet i sigurt dhe vetëm bashkë mund të ecim përpara”, ka shkruar deputeti Sali.