12.8 C
Skopje
E premte, 25 Prill, 2025

Bekteshi akuzon VLEN për mashtrim rreth pagës minimale

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka reaguar ashpër ndaj premtimit të koalicionit VLEN për rritjen e pagës minimale në 400 euro. Përmes një postimi, ai e ka quajtur këtë një mashtrim, duke theksuar se mbi 650.000 të punësuar e dinë mirë se paga minimale aktuale është 22.567 denarë, informon POPULLI.mk

“Çfarë mashtruesish!!! VLEN thotë se paga minimale do të bëhet 400 euro, por harrojnë se qytetarët e dinë shumë mirë sa është paga minimale sot,” ka shkruar Bekteshi.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe propozimin e BDI-së, e cila, sipas tij, synon që paga minimale të jetë së paku 30.000 denarë, duke ruajtur të njëjtat kontribute.

Reagimi i Bekteshit vjen në kuadër të debatit të ashpër për politikën ekonomike dhe premtimet parazgjedhore, ku paga minimale mbetet një nga çështjet kryesore të diskutuara. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit