14.8 C
Skopje
E martë, 25 Mars, 2025

Bekteshi fton koalicionin VLEN për zgjedhje: Populli të japë vlerësimin e tij

Ish-ministri Kreshnik Bekteshi i është drejtuar koalicionit VLEN, duke theksuar se ata që flasin për 20 vitet e kaluara harrojnë faktin se, për më shumë se 16 vjet, ata vetë kanë mbajtur pozitat më të larta partiake dhe institucionale. Bekteshi ka theksuar se koalicioni aktual është ai që ka qenë në pushtet për shumë vite dhe se ka pasur mundësinë për të realizuar ndryshime të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin, informon POPULLI.mk

Në një deklaratë të tij, Bekteshi ka theksuar se koalicioni VLEN duhet të tregojë guximin dhe të kërkojë që populli të japë vlerësimin e tij nëpërmjet zgjedhjeve. Ai ka thënë se është koha për transparencë dhe për të lënë vendin të vendosë se kush duhet të udhëheqë në të ardhmen.

“Mos u frikësoni! Urdhëroni në zgjedhje! Lejojeni popullin të japë vlerësimin e tij, se cili ka arritur të bëjë ndryshime të vërteta dhe kush ka dështuar,” ka shtuar Bekteshi, duke i bërë thirrje koalicionit VLEN që të pranojë sfidën e zgjedhjeve dhe të marrë përgjegjësinë për atë që mund të ofrojë për të ardhmen e vendit. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit