14.8 C
Skopje
E martë, 25 Mars, 2025

Bellingham dënohet me dy ndeshje, Reali gati për apelim

Komiteti i Garave në Federatën spanjolle ka dënuar me dy ndeshje moslojë Jude Bellinghamin për kartonin e kuq ndaj Osasunas.

Mesfushori i Real Madridit u përjashtua direkt me të kuq pasi drejtoi fjalë jo të përshtatshme ndaj gjyqtarit Munuera Montero.

Kartoni ndaj Bellinghamit u diskutua shumë në opinion. Reali pretendon se 21-vjeçari nuk iu drejtua me sharje direkt gjyqtarit Montero.

Por Komiteti i Garave ka thënë se ka qenë e pamundur të vërtetohet nëse Bellinghami nuk e ka sharë direkt gjyqtarin.

Reali do ta apelojë vendimit.

Los Blancos po udhëhiqnin 0:1 ndaj Osasunas, por vendësit e barazuan rezultatin në pjesën e dytë – në kohën kur Reali lozi me një lojtar më pak.

Të ngjajshme

Të fundit