13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Beqiri: Investimet në Orllancë, ujësjellësi i ri dhe rruga nr.1 drejt përfundimit

Beqiri: Investimet në Orllancë, ujësjellësi i ri dhe rruga nr.1 drejt përfundimit

0
56

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, së bashku me ekipin komunal, ka zhvilluar sot një inspektim në terren në fshatin Orllancë, ku po realizohen dy projekte të rëndësishme infrastrukturore.

Delegacioni komunal ndoqi nga afër ecurinë e punimeve për rrjetin e ri të ujësjellësit, si dhe procesin e rekonstruimit të rrugës nr. 1 në këtë lokalitet. Gjatë vizitës, u vlerësua dinamika e punimeve dhe respektimi i kushteve të parapara në kontratë.

Kryetari theksoi se transparenca dhe mbikëqyrja e projekteve mbeten ndër prioritetet kryesore të komunës, duke garantuar se çdo investim do të realizohet sipas standardeve të kërkuara dhe brenda afateve të planifikuara.

Ai shtoi se Komuna e Haraçinës do të vazhdojë me përkushtim të ndjekë nga afër të gjitha projektet infrastrukturore, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së banorëve dhe për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm në çdo lagje dhe fshat të komunës.