Kryedemokrati Sali Berisha mblodhi në selinë blu mbrëmjen e kësaj të mërkure drejtuesit politikë të qarqeve. Ai tha se në 11 maj nuk pati zgjedhje të lira e të ndershme pasi ato u grabitën.
Njeriu që grabiti zgjedhjet, regjimi që grabiti zgjedhjet e vitit 2025, të 11 Majit, nuk e bëri këtë fshehtas. Ai e bëri këtë publikisht duke përdorur për këtë qëllim të gjithë potencialin e narkoshtetit me vendime qeverie.
Pra, ai shpërndau dhuratë për votë 70 milionë euro, 760 mijë pensionistëve, të cilët në hartën aktuale elektorale përbëjnë 48% të votuesve në Shqipëri. Kjo është shkelja publike më e rëndë, më e paprecedent” – tha Berisha.
Burimi / Lapsi.al
