17.8 C
Skopje
E hënë, 21 Prill, 2025

Berisha në mbrojtje të Imamoglut, Arre’stimi i tij, kër’cënim për demokracinë!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një postim në facebook ka dënuar vendimin e qeverisë turke për të arrestuar liderin e opozitës Ekrem Imamoglu dhe bashkëpunëtorët e tij.

Berisha thotë se PD dënon arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Stambollit, si një akt i rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë.

Në fund, lideri i opozitës në Shqipëri  bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve të lartë të opozitës turke.

Postimi i plote

“Të dashur miq, autoritetet turke kanë arrestuar dje z. Ekrem Imamoglu, kryetar i Bashkisë së Stambollit dhe kryetar i opozitës turke, si dhe disa bashkëpunëtorë të tij të afërt. Partia Demokratike e Shqipërisë dënon këtë akt të rëndë dhe e konsideron atë si një përpjekje për një Turqi pa opozitë dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm”, shkruan Berisha.

 

 

 

Burimi / (Balkan Web)

Të ngjajshme

Të fundit