18.8 C
Skopje
E premte, 9 Maj, 2025

Berisha nga Pogradeci: Nafta 40% më lirë brenda 100 ditëve të para

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha ishte këtë të shtunë në Pogradeci ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit.

Në këtë takim ai shpalosi disa nga premtimet kryesore të programit elektoral të PD-së, të cilin e përkufizoi si një plan për kthimin e parave te qytetarët ku ndër të tjerat u shpreh se çmimi i naftës do të jetë 40% më i lirë se çmimi aktual.

“Vendosim që brenda 100 ditëve të para të mos shitet litri i naftës më shtrenjtë sesa në vendet fqinjë. Një naftë 40% më lirë,” theksoi Berisha.

Ai u ndal gjithashtu te mbështetja për bujqësinë, duke garantuar subvencione të rritura për fermerët:

“Çdo fermer do të marrë pesëfishin e subvencioneve që merr sot për çdo fidan dhe çdo kokë bagëti, njësoj si fermerët e Malit të Zi dhe Serbisë. Do të ketë kredi të buta dhe mbulim të plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.”

Sipas Berishës programi i PD-së parashikon gjithashtu dyfishimin e buxhetit për sektorët kyç si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia, si dhe vendosjen e një minimumi jetik prej 200 eurosh dhe rritjen e pensioneve në 500 euro.

“Këto para janë taksat tuaja. Ne nuk do të bëjmë asgjë tjetër veçse do t’jua kthejmë ju,” u shpreh ai.

Të ngjajshme

Të fundit