27.8 C
Skopje
E diel, 15 Qershor, 2025

Berisha: Rama ka shndërruar Shqipërinë në një nark0shtet, është koha për reagim qytetar

Sali Berisha ka paralajmëruar protesta popullore për atë që ai e quan “trenin bullgar” Por koha dhe mënyra e protestave mbeti mister.

“ Pra, siç e shihni, kreu i organizatës kriminale Edi Rama, kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, nuk u mjaftua me të gjitha aktet antikushtetuese që ndërmori para ditës së votimit, por edhe ditën e votimit ai organizoi një farsë të turpshme, fiktive, kriminale.

Të gjitha këto dëshmojnë se është radha e shqiptarëve t’i dalin zot me çdo kusht dhe çdo mjet lirisë së tyre dhe votës së lirë. Edi Rama përdori çdo gjë për dhunimin e kësaj vote.

Ai përdori prokurorinë e tij politike për burgosjen, persekutimin e liderëve të tre partive kryesore opozitare, vetëm e vetëm se e di se është i pashpresë dhe ligji do bjerë pa mëshirë mbi të, familjarët e tij dhe bandën e tij. E di këtë ai! Këtu ne do vazhdojmë në respekt të shqiptarëve idealistë, të shqiptarëve patriotë, të shqiptarëve të ndershëm që besojnë se e ardhmja duhet të përcaktohet nga qytetarët e lirë me vullnetin e tyre dhe se pa zgjedhje të lira, pa votën e lirë, të ardhme në Shqipëri nuk ka dhe nuk mund të ketë”, tha Berisha.

Të ngjajshme

Të fundit