17.8 C
Skopje
E diel, 15 Mars, 2026

Berisha uroi Sulltan Nevruzin nga dritarja e banesës

Nga dritarja e shtëpisë së tij, Sali Berisha uroi Sulltan Novruzin duke thënë se bektashizmi dhe atdhetaria në Shqipëri kanë qenë një dhe të pandarë

Berisha: Të dashur qëndrestarë dhe qëndrestare, misionarë të kauzës së drejtë, të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, guximtarë të pamposhtur të vendosur për një betejë pa kthim gjer në përmbysjen e diktaturës së bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, vjedhjen e qytetarëve shqiptarë dhe drogën. Duke u përshëndetur ju përzemërsisht, përshëndetur oratorët e mrekullueshëm të këtij parlamenti të shkëlqyer të fjalës së lirë, në emër tuaj dhe të PD, u përcjell sot urimet më të përzemërta në këtë ditë të shenjtë, besimtarëve bektashinj shqiptarë.

I uroj ata në këtë ditë të bekuar, jo vetëm për bektashinjtë, por për të gjithë besimtarët e Zotit. Miqtë e mi, bektashizmi dhe atdhetaria në Shqipëri kanë qenë një dhe të pandarë. Teqet e bektashinjve shqiptarë ishin folezat e mësonjëtorëve të para të gjuhës shqipe, së bashku me kishat dhe institucionet e tjera.  Teqet e bektashinjve shqiptarë ishin streha e luftëtarëve të lirisë dhe atdhetarisë. Frashërlinjtë, bektashinj dhe rilindas të pavdekshëm, hartuan doktrinën e shqiptarësisë si doktrinë perëndimore të kombit. Bektashinjtë shqiptarë patën fatin të kryesojnë bektashizmin në botë. Ndaj dhe i përshëndes ata ku janë, udhëheqësit e tyre kudo, në Shqipëri dhe mbarë botën.

Të ngjajshme

Të fundit