13.5 C
Skopje
E shtunë, 13 Qershor, 2026
Home Lajme Besa Ademi nuk i shkoi në takim kreut të Këshillit Gjyqësor

Besa Ademi nuk i shkoi në takim kreut të Këshillit Gjyqësor

0
157

Kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi nuk e përfilli kreun e Këshillit Gjyqësor i cili sot e kishte ftuar në takim pune për të diskutuar mbi presionet politike që Ademi i përmendi në intervistën e fundit. Ademi thirrjes iu përgjigj me shkrim, ku potencoi disa gjëra të cilat sipas saj do ta ndryshojnë pikëpamjen e Këshillit Gjyqësor. Ademi i bëri thirrje këshillit që si fillim të flas për presionet e dy ish kryetareve, Vesna Dameva dhe Pavlina Cërvenkovska.

“Jam e bindur se gjatë kësaj jave dhe në periudhën që pason, pas Raportit të Komisionit Evropian dhe Komisionit Vlerësues për punën e Këshillit Gjyqësor do të hapen çështje përmbajtjesorë për problemet nëpër gjykata. Konstatimet nga raportet dhe çështja e presioneve politike do të bëhen shpejtë bazë për ndryshimin e mendimit dhe hapjen e diskutimeve në kuadër të mbledhjeve të punës dhe takimeve në këtë drejtim”, tha Besa Ademi, Kryetare e Këshillit Gjyqësor.

Kreu i Këshillit Gjyqësor i gjendur para aktit të kryer, thirri mediat për t’i kujtuar se organi me të cilin udhëheq ai është i gatshëm t’i mbron gjykatësit nga presionet politike.

“Kur them se do të vazhdojmë, pretendoj në atë se jemi në gatishmëri për të hapur diskutimet e duhura dhe të dalim në mbështetje të gjykatësve. Në mbrojtjen ekskluzive të gjykatësve. Këtë e them në emër të gjithë Këshillit”, u shpreh Sashko Georgiev, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.