-3.2 C
Skopje
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Beshiktashi triumfon në superderbin ndaj Galatasarayt

Superderbi i Superligës turke mes Beshiktashit dhe Galatasarayt dhuroi emocione të mëdha dhe përfundoi me fitoren e bardhezinjve, informon POPULLI.mk

Skuadra e Milot Rashicës dhe Ernest Muçit arriti të dalë fituese në këtë përballje të zjarrtë, duke marrë tri pikë të rëndësishme.

Takimi u mbyll me rezultatin 2-1, me gjithsej tre gola të shënuar. Për Beshiktashin realizuan R. Silva dhe G. Fernandes, ndërsa për Galatasarayn golin e vetëm e shënoi L. Torreira.

Kjo fitore vjen si një rezultat i rëndësishëm për bardhezinjtë, duke i dhënë atyre një shtysë të madhe duke ditur faktin se momentalisht ndodhen në vendin e 4-të në kampionat. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit