Jam rritur me brengat, hallet e sfidat e vendit tim! Me të kaluarën dhe të sotmen historike të Uskanës sonë!
U rrita me dashurinë platonike me të cilën më ushqeu babai im Qaniu i cili kurdoherë Kërçovën e quante “Parisi i vogël”
Jam shkolluar në Tiranë e Prishtinë por në karrierën time akademike e profesionale 20 vjecare kryefjalë i kisha vlerat e Kerçovës!
Të dashur miq, familjarë, kolegë!
Ju jeni pjesë e pandashme e karrierës sime akademike dhe artistike andaj në këtë rrugëtim kërkoj mbështetjen tuaj me 2 korrik duke qenë fort e bindur që do jem zëri juaj në çdo kohë! Dëshiroj që me angazhimin tonë ta bëj krenare vajzën time Uskanën dhe të gjithë gjeneratat e reja!
Jam e lumtur që palëkundshëm për 17 vite isha e rreshuar krah politikave të liderit Ali Ahmeti andaj kam nderë dhe kënaqësi që të jem edhe pjesë e kësaj gare për anëtare dege e Bashkimit Demokratik në Kërçovë!
Na priftë e mbara!
