5.8 C
Skopje
E diel, 15 Mars, 2026

BFI është kundër ligjeve për barazi gjinore dhe për evidencën amë

 Bashkësia fetare islame kumtoi se është kundër miratimit të ligjeve për barazi gjinore dhe për evidencën amë dhe se qëndrimi i saj lidhur me ligjet kontestuese për të cilat hapet debat në opinion, është, “para së gjithash mbrojtje e vlerave tradicionale familjare, edhe për nga struktura, edhe për nga morali”.

BFI, siç ceket, edhe më herët doli me qëndrim se e mbështetë vendimin e të gjithë krerëve të bashkësive fetare në vend, i cili doli si rezultat i tkaimit të përbashkët të 7 majit të këtij viti, me ç’rast u cek se ligjet për të cilat bëhet fjalë janë në kundërshtim me parimet religjioze dhe se nuk do të mbështeten.

“Mbrojtja e gjenit familjar dhe njerëzor është parim bazë nga i cili nuk mund të distancohemi, sepse ai është thelbi i shoqërisë së shëndoshë. Shikuar historikisht, në të kaluarën, për momentin dhe në të ardhmen, BFI çdoherë do të mbetet në mbrojtje të vlerave nacionale, fetare, morale dhe shpirtërore, sepse ,brojtja e këtyre vlerave është obligim fetar për mbrojtje të shoqërisë njerëzore. Çdo nismë, cila do qoftë ide apo parim juridik që është në kundërshtim me natyrën njerëzore është i papranueshëm për BFI-në. Sipas informatave me të cilat disponojmë, ligjet kontestuese në Kuvend janë tërhequr nga procedurat e mëtutjeshme dhe për këtë e urojmë Qeverinë për ndërmarrjen e një hapi të tillë”, ceket në kumtesën e BFI-së.

Të ngjajshme

Të fundit