-0.2 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Bilall Kasami takoi kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako u dakorduan bashkëpunim të ngushtë mes dy qyteteve

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami gjatë vizitës në qytetin e Durrësit realizoi sot takim me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, ku diskutuan për sfidat me të cilat përballet pushteti lokal në të dy vendet tona. Vizita në Bashkinë e Durrësit u organizua me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit më të ngushtë mes dy qyteteve.

Në këtë takim diskutimi u përqendrua në mundësitë e bashkëpunimit në fushën e turizmit, sportit dhe kulturës. Një nga qëllimet kryesore ishte të shpalleshin projekte të përbashkëta që do të kontribuonin në rritjen dhe zhvillimin e këtyre sektorëve në të dy qytetet.

“Pas bisedave të frytshme dhe dialogut të hapur, kryetari i Komunës së Tetovës dhe kryetarja e Bashkisë së Durrësit u dakorduan që takimet e tyre të intensifikohen në mënyrë që të përgatiten dhe të konkretizohen projektet të përbashkëta. Këto projekte do të krijojnë mundësi për rritjen e turizmit, promovimin e sportit dhe zhvillimin e kulturës në të dy qytetet, duke kontribuar në nxitjen e bashkëpunimit dhe rritjen e nivelit të jashtëm të cilësisë së jetës së qytetarëve”, thuhet në kumtesën e komunës së Tetovës.

Ndryshe Kasami dhe Sako shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar së bashku dhe për të siguruar që projekte të suksesshme të realizohen në të ardhmen e afërt.

Të ngjajshme

Të fundit