Bitcoin rifitoi një pjesë të humbjeve ditën e Dielë pasi shitja e madhe zuri tregtuesit në befasi ndërsa asetet prekën nivelet më të ulëta në 6 muaj.
Kriptomonedha më e madhe në botë ra me 202 përqind ditën e Shtunë deri të Hënën ndërsa Bitcoin në një pikë këmbehej me 49,200 dollarë sipas të dhënave të CoinGecko.
Tashmë është ngjitur deri në 56,000 dollarë ndërsa në këto momente që shkruajmë këmbehet me 55,200 dollarë.
Ndërsa mbarë tregu përballë frikës së një recensioni të mundshëm në SHBA, disa analistë parashikojnë se çmimi i Bitcoin do të jetë i qëndrueshëm për pjesën tjetër të vitit.
Situata gjeopolitike dhe tensionet e mundshme në Lindjen e Mesme, zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe rritja e interesave nga Banka Qendrore Japoneze për herë të par në 17 vite dërgoi valë tronditëse në mbarë tregjet globale.
Banka e Japonisë rriti interesat në 0.25 përqind nga 0.1 përqind që ishin muajin e kaluar. Ky është niveli më i lartë që prej 2008 ndërsa vendi po ndryshon politikën e saj ekonomike të zero interesave.
Burimi/PCWorld Albanian
