12.8 C
Skopje
E martë, 21 Tetor, 2025

BLERAND RAMADANI – NGA “AKTOPODI I BDI-SË” TEK PËRQAFIMI I SAJ, DHE SERISH DËSHTIM

BLERAND RAMADANI – NGA “AKTOPODI I BDI-SË” TEK PËRQAFIMI I SAJ, DHE SERISH DËSHTIM

Dikur, Blerand Ramadani ishte ndër zërat më të zëshëm kundër BDI-së. Në deklaratat e tij publike, ai e quante këtë parti “aktopod” – një organizatë që kishte futur tentakulat në çdo cep të institucioneve dhe jetës publike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ai denonconte korrupsionin, nepotizmin dhe kapjen e shtetit si simbole të dështimit të kësaj partie në përfaqësimin e interesave të shqiptarëve.

Por ironia e madhe ndodhi kur vetë Blerand Ramadani u bë pjesë e këtij “aktopodi”. Në një kthesë të papritur, ai u bashkua me BDI-në, duke justifikuar lëvizjen si “strategjike”, “për të sjellë ndryshimin nga brenda” – një frazë që e kemi dëgjuar shpesh nga politikanë që ndjekin interesa personale dhe jo ideale të sinqerta.

E megjithatë, edhe ky kapitull i tij politik rezultoi në dështim. As brenda BDI-së nuk arriti të sjellë ndryshimin që premtoi, dhe as jashtë saj nuk ka më kredibilitetin që dikur kishte si kritik. Nga opozitar i zëshëm, u shndërrua në një figurë që e përqafoi pikërisht sistemin që e akuzonte. Dhe sot, emri i tij përmendet më shumë për mospërmbushje premtimesh, sesa për ndonjë kontribut real.

Shumë qytetarë e pyesin veten: Çfarë mbeti nga ai Lerandi që e quante BDI-në “aktopod”? A ishte ai sinqerisht kundër saj, apo thjesht priste një vend brenda sistemit?

Të ngjajshme

Të fundit