5.8 C
Skopje
E hënë, 17 Mars, 2025

Blerton Nesimi dhe anëtarë të BDI-së i bashkohen Lëvizjes Demokratike

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se Blerton Nesimi, kryetari i nëndegës së Gllumovës në BDI, së bashku me një numër të madh anëtarësh, kanë vendosur t’i bashkohen Lëvizjes Demokratike, informon POPULLI.mk

“Sonte duam të informojmë opinionin e gjerë se procesi i kalimit të kuadrove të pastër dhe profesional në Lëvizjen Demokratike vazhdon. Lëvizja jonë është e hapur për të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe përkrahësit e sinqertë të BDI-së, të cilët janë të zhgënjyer nga situata në të cilën është katandisur kjo parti me lista të zeza, krim dhe korrupsion masiv,” theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se Lëvizja Demokratike është e vendosur për të sjellë ndryshimin, duke punuar me kuadrot më të mirë, një proces që synon të kurorëzohet me fitore në zgjedhjet lokale të këtij viti. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit