Shkupi pasurohet me një tjetër perlë të mikpritjes dhe luksit, BLISS PALACE RESORT & SPA, hoteli më i ri në zemër të kryeqytetit, ka hapur dyert për vizitorët dhe turistët që kërkojnë rehati, shërbim cilësor dhe një përvojë të paharrueshme, shkruan POPULLI.mk
Pronësia e këtij hoteli i takon familjes së njohur Bushi, të cilët janë gjithashtu pronarë të BUSHI HOTEL & SPA, një emër tashmë i dëshmuar në industrinë e hotelerisë.
I pozicionuar në një vendndodhje strategjike, BLISS PALACE RESORT & SPA ndodhet përballë muzeut të “Nënë Terezës”, duke ofruar një panoramë të veçantë dhe një qasje të lehtë në atraksionet kryesore të qytetit.
Me një dizajn modern, ambiente komode dhe shërbime të nivelit të lartë, ky hotel është gati të mirëpresë mysafirët me të gjitha kushtet e nevojshme për një qëndrim të rehatshëm dhe të këndshëm.
BLISS PALACE RESORT & SPA – destinacioni juaj i radhës për luks dhe qetësi në zemër të Shkupit! / © POPULLI.mk