6.8 C
Skopje
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Bonus pensionerësh që ëndërroni të keni

 Ky bonus është i disponueshëm për qytetarët spanjollë, si dhe për të huajt që jetojnë në këtë vend.

Bëhet fjalë për bonus në masën 115 euro për pushime më të shkurtra dhe 455 euro për pushime më të gjata. Qeveria e prezantoi atë në vitin 2021 mes një rritjeje të udhëtimeve pas pandemisë së koronavirusit, me qëllim që t’u sigurojë pensionistëve një pushim të volitshëm në Spanjë. Përveç kursimit të parave për pensionistët, përmirëson edhe shëndetin dhe cilësinë e jetës së tyre.

Për më tepër, përfiton sektori i turizmit, por edhe pjesa tjetër e ekonomisë, sepse shumica e udhëtimeve të subvencionuara janë në sezonin e ulët, d.m.th. në periudhën nga tetori deri në qershor. Kjo do të thotë se më shumë njerëz do të punësohen në turizëm për një periudhë më të gjatë.

Kur zgjedhin se kush do të marrë subvencionin, përparësi kanë ata me pensione më të ulëta, ata me shumë fëmijë, ata që aplikuan për herë të parë për subvencionim dhe ata që janë gati të udhëtojnë mes tetorit dhe qershorit. Ata mund të udhëtojnë vetëm, me bashkëshortin ose me një fëmijë me aftësi të kufizuara.

Shumica e udhëtimeve të subvencionuara janë në Spanjë, dhe disa nga udhëtimet janë në Portugali. Subvencioni për pushimet më të shkurtra që zgjasin mesatarisht katër ditë dhe janë brenda vendit arrin në 115 euro. Subvencioni për pushimet më të gjata që zgjasin mesatarisht 10 ditë dhe janë në zonat bregdetare apo ishullore arrin në 455 euro. Subvencioni zakonisht mbulon transportin, akomodimin, ushqimin, një politikë sigurimi dhe aksesin në një program social-kulturor.

Autoritetet spanjolle synojnë të subvencionojnë udhëtimet e pensionistëve edhe në vende të tjera evropiane, raporton Euronews.

Të ngjajshme

Të fundit