7.8 C
Skopje
E enjte, 13 Shkurt, 2025

Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

Deklarata e kryeministrit Hristijan Mickoski për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë është një provokim absolut, thotë lideri i GERB-it, Boyko Borisov.

Kryetari i partisë që ka më shumë vende në parlamentin bullgar dhe është strumbullari i qeverisë së re politike në Sofje, sot duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se si e komenton deklaratën e Mickoskit, si provokim apo provë për qeverinë e re në Bullgari, tha shkurt:

“Një provokim absolut dhe thjesht nuk duhet t’i kushtohet vëmendje. Ministria e Punëve të Jashtme (bullgare) reagoi mirë, kështu që ata mund ta bëjnë”, tha Borisov.

Mickoski pat deklaruar se “çështja thelbësore është pse në këtë vend, ku janë rreth 700-800 bullgarë që deklarojnë se gjuha e tyre amtare është bullgarishtja, a duhet të përfshihet në Kushtetutë, ndërsa Shqipëria me tetë mijë bullgarë, sipas shifrave të regjistrimit, nuk e ka atë kusht”.

Të ngjajshme

Të fundit