12.8 C
Skopje
E premte, 18 Tetor, 2024

Broja shkëlqen në SHBA në ndeshjen e parë miqësore

Armando Broja ka qenë protagonist për Chelsean në ndeshjen e parë miqësore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Londinezët kanë luajtur baras 2-2 në ndeshjen ndaj Wrexham dhe sulmuesi shqiptar është inkuadruar në lojë në pjesën e dytë.

Broja zuri vendin e Marc Guiu dhe tregoi paraqitje të mirë duke pasur disa mundësi të mira shënimi.

Megjithatë sulmuesi shqiptar në fund të ndeshjes u bë protagonist kur asistoi te Lesley Ugochukwu i cili shënoi për të barazuar shifrat në 2-2.

22-vjeçari po shikohet nga afër nga trajneri Enzo Maresca i cili do të marrë një vendim pas turneut në SHBA nëse do ta mbajë Brojën apo do ta largojë.

Të ngjajshme

Të fundit