5.8 C
Skopje
E martë, 24 Mars, 2026

Bujar Osmani gjatë kryesimin të tij me OSBE-në, edhe pse ai e konsideron si “privilegj” këtë gjë, nuk posedon meritat e duhura

Partia në pushtet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, BDI, pjesëtar dhe kandidat presidencial nga e cila vjen edhe Bujar Osmani, ministri aktual i punëve të jashtme për mendimin tim nuk posedon meritat e duhura gjatë kryesimin të tij me OSBE-në, edhe pse ai e konsideron si “privilegj” këtë gjë.

Ai gjatë kryesimit me organizatën më të madhe të sigurisë gjeti kohë dy herë ta vizitojë Ukrainën, por jo edhe Veriun e Kosovës, vendit fqinj e mik, ku si një shqiptar para se gjithash duhej të ndërmerte hapin në Kosovë, por ai këtë nuk e bëri.

Sa i përket planin 9-pikësh, një plan për “deeskalimin” e konfliktit të Kosovës me Serbinë, ai mes tjerash kishte theksuar se policia speciale e Kosovës duhej tërhequr nga territori legjitim i Kosovës dhe të dorëhiqen kryetarët shqiptarë të komumave veriore. Se a ka qenë ministri Osmani i ndikuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kundër Kosovës, nuk mund të them se është e paimagjinuar, por mjaftojnë këto akte të jenë skandaloze dhe dështim në diplomacinë rajonale nga një shqiptar për shqiptarët.

Mendoj se kredibiliteti i tij si kandidat presidencial ka humbur mjaftë praninë tek njerëzit dhe besoj se Kosova e kujton veprimin e dështuar të tij. Veprimi i tij dëshmon se nuk kanë përputhshmëri me Qeverinë e Kosovës dhe një funksionim i drejtë si i Albin Kurtit atij i duket i paakomoduar.

 

Opinion nga Amir Shabani

Të ngjajshme

Të fundit