18.8 C
Skopje
E martë, 10 Qershor, 2025

Bujar Osmani kandidat i BDI-së për kryetar të Çairit

Tashmë nuk ka më dilema brenda Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani është vendosur si kandidati zyrtar i kësaj partie për komunën e Çairit në zgjedhjet e ardhshme lokale, informon POPULLI.mk

Burime të sigurta brenda strukturave të BDI-së konfirmojnë për POPULLI.mk se vendimi është marrë dhe është i padiskutueshëm. Emri i Osmanit, ish-ministër i Punëve të Jashtme dhe një nga figurat më të njohura të kësaj partie, shihet si përfaqësimi më i fortë për të rikthyer Çairin nën kontrollin e BDI-së, pas disa kohësh jashtë kësaj komune.

Ky zhvillim i jep fund spekulimeve të shumta për mundësinë e kandidimit të emrave të tjerë nga kjo parti, duke zyrtarizuar drejtimin politik që BDI do të ndjekë në këtë garë të rëndësishme.

Nga ana tjetër, pritet me interes se cili do të jetë kundërkandidati nga koalicioni VLEN, që aktualisht është në pushtet në Çair. Osmani tashmë është në pritje të përballjes politike, ndërsa fushata për këtë komunë shihet si një ndër më të nxehtat në vend.

Gara në Çair pritet të jetë simbol i përballjes më të gjerë mes dy blloqeve politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që të dyja palët pretendojnë legjitimitet dhe përkrahje të gjerë në këtë bastion simbolik të shqiptarëve. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit