18.8 C
Skopje
E diel, 31 Gusht, 2025

Bujar Osmani mohon akuzat për keqpërdorim: Kurrë s’kam abuzuar me askënd, kjo është shpifje

Bujar Osmani ka reaguar pas akuzave të VLEN-it se ka keqpërdorur një grua për përfitime politike. Në video material, Osmani ka hedhur poshtë pretendimet, duke theksuar se gjithçka ka qenë një gjest i sinqertë i qytetares për të bërë një foto, informon POPULLI.mk

“Asnjëherë nuk kam abuzuar, dhe as që do ta bëja një gjë të tillë ndaj askujt, e aq më pak ndaj kësaj zonje të mrekullueshme e cila më është afruar sinqerisht dhe që në sytë e mi meriton gjithë respektin,” tha Osmani.

Ai publikoi edhe një video për të dëshmuar, siç tha, se bëhej fjalë për një moment të zakonshëm, pa asnjë prapavijë politike.

https://www.facebook.com/watch?v=778076291811179

Duke iu drejtuar koalicionit VLEN, Osmani theksoi se nuk duhet parë çdo gjest qytetarësh si akt politik. “Nëse ndonjë prind apo i afërm i ndonjë politikani, madje edhe ndonjë aktivist i VLEN-it dëshiron të bëjë një foto me personalitete të jetës publike, kjo është normale. Po ashtu, edhe e kundërta është normale. Ajo që nuk është normale është të shpifni e manipuloni,” tha ai.

Osmani akuzoi VLEN-in për gënjeshtra dhe përpjekje për të krijuar parehati te qytetarët. “Kjo nuk është e drejtë, kjo është nënçmim ndaj votuesve, dhe prandaj duhet të ndalet menjëherë,” përfundoi ai. / © POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit