2.8 C
Skopje
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Bullgari: Ndalet një shtetase e RMV-së me 89 mijë euro të fshehura

Policia kufitare bullgare ka ndaluar një shtetase të RMV-së pasi asaj iu gjetën 89,000 euro të fshehura.

Rasti u raportua më 29 gusht, kur një shtetase e RMV-së 40-vjeçare, duke udhëtuar me makinë, mbërriti në pikën kufitare të Gjueshevos për të dalë nga Bullgaria.

“Policia kufitare kërkoi inspektim të përbashkët me oficerët e doganës. Pasagjeres 40-vjeçare iu gjetën 89,000 euro të fshehura, të lidhura me shirit ngjitës dhe të fshehura nën rrobat e saj. Sipas mediave bullgare, ka nisur hetim i shpejtë dhe gruaja është ndaluar. Rasti është duke u hetuar”, thonë nga MPB.

Të ngjajshme

Të fundit