24.8 C
Skopje
E martë, 15 Tetor, 2024

Bushi falënderoi BE-në për mbështetjen ndaj institucioneve në RMV

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi sot mori pjesë në konferencën finale të twining projektit, “Mbështetje në zbatimin e kuadrit të modernizuar ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale”, financuar nga Bashkimi Europian.

“Qëllimi i Twining projektit të BE-së ishte përmirësimi i mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut dhe sistemit nacional për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Maqedonisë së Veriut në përputhje me standardet e legjislacionit të Bashkimit Europian dhe përmirësimi i punës së Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për zbatimin e kuadrit të modernizuar për mbrojtjen e të dhënave personale.”, ka shkruar Bushi në faqen e tij zyrtare në facebook.

Në këtë konferencë morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, si dhe ambasadorët e Republikës së Kroacisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, Nives Tiganj dhe Anke Holshtajn, ku në dy sesione pune u prezantuan rezultatet dhe sukseset e arritura në kuadër të projektit, gjegjësisht kontributi i tyre në forcimin e kapaciteteve për mbrojtjen e të dhënave personale në vend dhe njëherësh u hap një diskutim me temën “Siguria e të dhënave personale”.

Në realizimin e këtij projekti morën pjesë: Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republikës së Kroacisë dhe Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), dhe Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale e Republikës së Maqedonisë së Veriut si përdoruesi përfundimtar.

Të ngjajshme

Të fundit