4.8 C
Skopje
E martë, 3 Mars, 2026

Çair / Luante futboll në fushë balloni, u plagos me plumb qorr

Një 29-vjeçar nga Shkupi është plagosur me plumb qorr teksa ishte duke luajtur në fushë të sportit – të mbuluar, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

“Mbrëmë në ora 22.51 në Stacionin Policor në Çair është denoncuar se në Poliklinikën e Çairit me lëndime është sjellë A.D.(29) nga Shkupi. Sipas së denoncuarës, ai është lënduar me plumb qorr nga armë zjarri në terren të futbollit – në ballon në Çair. Nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë tërhequr plumbin qorr, kurse në mbulojën prej balloni është vërejtur dëmtim nga plumbi. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Të ngjajshme

Të fundit