Më 15 gusht, në ora 17:00, Sheshi “Skënderbe” do të kthehet në arenë të vërtetë sporti, ku do të zhvillohet Çair 3×3 Streetball Tournament, informon POPULLI.mk.
Në këtë garë dinamike, ekipet do të mbajnë emrat e lagjeve të Çairit dhe do të përballen për të siguruar shpërblimet për tre vendet e para.
Ngjarja pritet të sjellë jo vetëm konkurrencë të fortë sportive, por edhe një atmosferë festive, duke bashkuar komunitetin përmes sportit dhe argëtimit. Muzikën dhe ritmin e mbrëmjes do ta sjellë DJ Edmir, duke i dhënë një tjetër dimension energjie turneut.
Organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe të shijojnë spektaklin e basketbollit rrugor nën qiellin e hapur të Çairit. / © POPULLI.mk