10.8 C
Skopje
E enjte, 6 Shkurt, 2025

Çdo cigare shkurton jetëgjatësinë me 20 minuta, sipas studimit të UCL

Studiuesit nga Universiteti College London (UCL) në Britani të Madhe zbuluan se çdo cigare e pirë shkurton jetëgjatësinë mesatare të një personi afro 20 minuta.

Sipas lajmit të gazetës “The Guardian“, studiuesit nga UCL, ekzaminuan të dhënat e fundit të studimit “British Doctors Study”, i cili filloi në vitin 1951 dhe atij “Million Women Study”, i cili ka studiuar shëndetin e grave që nga viti 1996.

Bazuar në këto të dhëna, studiuesit përcaktuan se çdo cigare e pirë mund të shkurtojë jetëgjatësinë me rreth 20 minuta. Sipas kësaj, çdo paketë që përmban 20 cigare redukton jetëgjatësinë me afërsisht 7 orë.

Në kuadër të studimit, hulumtuesit konstatuan se një person që pi 10 cigare në ditë mund të parandalojë shkurtimin e jetëgjatësisë me 1 ditë deri më 8 janar, nëse e lë duhanin duke filluar nga 1 janari.

Gjithashtu, nëse i njëjti person vazhdon të mos pijë cigare, ai mund të parandalojë shkurtimin e jetëgjatësisë me një javë deri më 5 shkurt dhe me një muaj deri më 5 gusht. Kjo do të thotë se mund të parandalohet shkurtimi i jetëgjatësisë me 50 ditë në një vit nëse nuk pihet duhan.

“Ata që nuk e lënë duhanin humbin mesatarisht 10 vjet nga jeta e tyre”, tha Sarah Jackson një nga hulumtuesit e studimit, duke shtuar:

“Disa njerëz mendojnë se nuk është gjë e madhe të humbin disa vite të jetës së tyre me arsyetimin se pleqëria është me plot sëmundje kronike ose paaftësi. Por, pirja e duhanit nuk i shkurton periudhat jo të shëndetshme të jetës suaj. Ju merr nga vitet tuaja të shëndetshme në moshën e mesme”.

Gjetjet e hulumtimit u publikuan në revistën “Journal of Addiction”.

Të ngjajshme

Të fundit