20.8 C
Skopje
E premte, 21 Mars, 2025

CDU/CSU fiton zgjedhjet në Gjermani, AfD e dyta me rezultat rekord

Sipas sondazheve të para, blloku konservator CDU/CSU ka fituar 29% të votave në zgjedhjet e përgjithshme gjermane, duke u konfirmuar si forca kryesore politike. Partia e ekstremit të djathtë AfD ka arritur një rezultat historik me 19.5%, duke u renditur e dyta, ndërsa SPD ka marrë vetëm 16%, duke u pozicionuar e treta.

Të Gjelbërit kanë siguruar 13.5%, ndërsa partia e majtë Die Linke ka marrë 8.5%. FDP dhe BSW rrezikojnë të mos kalojnë pragun zgjedhor me 4.9% dhe 4.7% respektivisht.

Pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë dukshëm më e lartë se në vitet e mëparshme, me 52% të votuesve që kishin shprehur vullnetin e tyre deri në orën 14:00. Ekspertët e cilësojnë këtë si një sinjal të qartë për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, të cilat janë zhvilluar në një klimë politike të tensionuar, veçanërisht për shkak të rritjes së ndjeshme të AfD-së dhe ndikimit të çështjeve si emigracioni dhe siguria.

Friedrich Merz, lideri i CDU/CSU dhe kancelari i pritshëm, ka premtuar një politikë më të ashpër për të tërhequr votuesit e zhgënjyer nga rritja e AfD-së. Zhvillimet e ardhshme pritet të jenë kyçe për formimin e koalicionit qeverisës dhe drejtimin politik të Gjermanisë.

Të ngjajshme

Të fundit