5.8 C
Skopje
E diel, 8 Mars, 2026

Çeku në Hajvali: Do të ndërtojmë shkollë, çerdhe dhe shteg për biçikleta deri te liqeni i Badocit

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, e përmbylli ditën e diel në Hajvali.

Në këtë tubim me banorët e këtij vendbanimi, Çeku i siguroi ata se Hajvalia është pjesë e programit të tij për zhvillim të barabartë dhe se kërkesat e tyre do t’i trajtojnë me përkushtimin e merituar.

Shkollë e çerdhe të reja, infrastrukturë urbane, hapësira rekreative, e shteg për ecje dhe biçikletq nga Hajvalia deri te liqeni i Badocit janë disa nga pikat e programit të Çekut për Hajvalinë.

Ai i falenderoi banorët për mbështetjen e vazhdueshme të tyre.

Burimi: botasot.info

Të ngjajshme

Të fundit