19.8 C
Skopje
E martë, 21 Tetor, 2025

Çeku: Rama po i ikë debatit për herë të dytë!

Kryetari Rama po i ikë debatit. Nuk po pranon as ballafaqim vetëm me mua, as bashkë me kandidatët e tjerë.
Pas ftesës nga Jeta Xharra për debat sot mes kandidatëve dhe konfirmimit nga të gjithë, kuptuam që Kryetari Rama i ka ndërruar fjalët. Në mungesë të tij, debati i sotëm nuk po mbahet. Kjo është hera e dytë, pasi njëjtë kishte vepruar edhe për ftesën nga Kanal 10.
Kjo ikje nga përgjegjësia publike duhet të marrë ndëshkimin e merituar nga qytetarët e Prishtinës.
Gjithsesi, qytetarë të dashur, unë sonte jam i ftuar në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin dhe panelistët, për të diskutuar hapur rreth platformës sonë për Prishtinën.

Të ngjajshme

Të fundit