9.8 C
Skopje
E premte, 27 Mars, 2026

Çështje të ngritura me iniciativë të Ministrisë së Drejtësisë në seancë të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata kushtetuese gjatë muajit korrik të këtij viti ngriti dhjetë çështje të reja pas iniciativave të Ministrisë së Drejtësisë, me nënshkrim të ministrit Krenar Lloga. Dy prej këtyrë çështjeve do të vendosen në rend dite për diskutim në seancën e sotme të Gjykatës Kushtetuese.

Bëhet fjalë për çështjen në lidhje me udhëzimin e kontestuar për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për zbatimin e vendimit për metodologjinë për menaxhim me rrezikun e likuiditetit, të dorëzuar nga Guvernatori i Bankës Popullore të RMV-së, si dhe për Rregulloren e kontestuar për përmbajtjen e programeve studimore, të miratura nga Këshilli kombëtar për arsim të lartë dhe veprimtari kërkimore-shkencore.

Të gjitha iniciativat, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, përmbajnë njëjtat pretendime, përkatësisht në të gjitha iniciativat kontestohet afati i botimit të akteve në Gazetën Zyrtare, si në kundërshtim me Kushtetutën.

“Në iniciativat parashtruesi i kërkesës thekson se aktet e kontestuara janë jokushtetuese për shkak se e shkelin nenin 52 të Kushtetutës, i cili përcakton se ligjet dhe dispozitat tjera publikohen në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut “më së voni në afat prej shtatë ditësh nga dita e miratimit të tyre” thonë nga Gjykata kushtetuese.

Në iniciativat, siç theksohet nga Gjykata, kontestohet Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e licencës për zhvillimin e projekteve minerare për shfrytëzim sipërfaqësor dhe nëntokësor, përpunim të burimeve minerale dhe projekte të tjera minerare në fushën e minierave, e miratuar nga Ministria e Ekonomisë.

Gjithashtu të kontestuara janë edhe Rregullorja për lartësinë e shpenzimeve në procedurën për dhënien e lejeve për shfrytëzim të hapësirës, leje për përdorim të kufizuar të OMGJ-së të klasës 2,3 dhe 4, miratuar nga Ministria e Mjedisit jetësor, Rregullorës për formën dhe përmbajtjen e urdhërpagesës së shkelur, miratuar nga Ministria e Mjedisi Jetësor, Udhëzimi për dorëzimin e të dhënave dhe informacionve për statistikat pagesore, miratuar nga Banka Popullore e RMV-së, si dhe Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për çmimet e formularëve të lëshuar nga MPB-ja, miratuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në iniciativat kontestohen edhe Rregullorja për formën dhe përmbajtjen e Kërkesës për realizimin e përjashtimit nga tatimi mbi vlerën e shtuar, detyrimet e importit dhe akciza për energjensat dhe taksën e automjeteve motorike për veturat e pasagjerëve dhe dokumentacioni i nevojshëm që duhet të dorëzohet në kërkesën, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për përmbajtjen dhe mënyrën e përgatitjes së akteve për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës, si dhe përmbajtjen e analizës funksionale të institucioneve të sektorit publik, miratuar nga Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës, si dhe Rregullorja për mënyrën e konstatimit të mospërputhshmërisë dhe lartësinë e përqindjes për uljen e pagesave direkte në rast mospërputhjeje, miratuar nga Qeveria e RMV-së. 

Të ngjajshme

Të fundit