16.8 C
Skopje
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Çfarë do të ndodhë sot në BDI !?

Sot në orën 14:30 pritet të fillojë mbledhja e Kryesisë së re të BDI-së, ku ministrat, zëvendësministrat dhe sekretarët shtetërorë nga radhët e kësaj partie duhet të japin llogari për punën e tyre.

Pikat e agjendës së sotme të propozuara nga kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, pritet të jenë këto:

Informim i Kryetarit te BDI-së rreth situatës politike ne vend;

Konstituimi i Sekretariateve te partisë;

Raporti i punës se ministrave, zëvendësministrave dhe sekretarëve shtetërorë;

Tjetër.

Pasi Ahmeti të informojë rreth situatës politike në vend, pritet emërimi i sekretarëve të partisë dhe udhëheqësit e sekretariateve, siç janë ato për ekonomi, drejtësi, bujqësi e të tjera. Pastaj zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, pritet të prezantojë para bashkëpartiakëve punën e ministrave integristë. Pas kësaj do të hapet debati.

Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit në BDI, ka shumë gjasa që me vërejtje të dalë i ashtuquajturi “grupi i zjarrit” për punën e ministrave, por ende nuk dihet nëse do të vendosin si kusht që të bëhen ndryshime në ekipin e ministrave nga radhët e BDI-së.

Gjithashtu, mësojmë se Artan Grubi do te propozohet për shef kabineti të Ali Ahmetit.

Nga ana tjeter, burime nga “grupi i zjarrit” thonë se do të insistojnë për shkarkimin e zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubit.

Të ngjajshme

Të fundit