20.8 C
Skopje
E enjte, 12 Mars, 2026

Çfarë po e mban ASH-në në Qeveri? Nis “lufta” mes partnerëve

Përse ASH-ja nuk del nga Qeveria !?

Sot ka ndodhur një gjë që pak u priste mes anëtarëve të ASH, Arben Fetai si dhe BDI-së, Arbër Ademi, informon POPULLI.

Ademi sot në një emision televiziv tha se me ASH-në kanë bashkëpunim të mirë dhe respekt të ndërsjellë. Por këtë gjë e mohoi Arben Fetai duke thënë “Tregoni Arbër Ademit se me BDI-në nuk kemi as mirëkuptim as respekt.”

Duke i parë këto deklarata atëherë përse ende ASH-ja po qëndron në Qeveri? Mos ndoshta po përgatitet ndonjë skenar që brenda për brenda Qeverisë në fund t’i dalë kundër partisë më të madhe shqiptare në RMV.

Më herët i kemi parë lojërat e ASH-së ku çdoherë ka qenë parti e cila ka luajtur rol kyç në momente vendimtare politike në Maqedoninë e Veriut. Mos ndoshta edhe kësaj radhe po përgatit ndonjë befasi për ta rrëzuar BDI-në nga pushteti duke ju bashkuar frontit opozitar BESA-AAA-Lëvizja e Izet Mexhitit? / POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit