Chelsea ka mposhtur Paris Saint-Germain në finalen e Club World Cup, duke u shpallur klubi i parë kampion në këtë kompeticion të ri, shkruan POPULLI.mk.
Ndeshja përfundoi me rezultat 3-0, me dy gola nga Cole Palmer dhe një nga Pedro. Parisienët, ndonëse vinin pas një sezoni fantastik, nuk arritën ta ndalin Chelsean, që dominoi sidomos në pjesën e parë.
I gjithë takimi ishte një spektakël i vërtetë, me shumë gola dhe shanse, por në fund nuk munguan as tensionet – një përplasje verbale ndodhi mes trajnerit të PSG-së dhe një futbollisti të Chelseat, duke nxehur atmosferën para ndarjes së medaljeve.
Cole Palmer u shpall lojtari më i mirë i finales, me dy gola dhe një assist, duke e kurorëzuar një mbrëmje të paharrueshme për tifozët e Bluve. / © POPULLI.mk
