4.8 C
Skopje
E martë, 3 Mars, 2026

Chelsea prezantoi transferin e ri

Chelsea ka kompletuar transferimin e sulmuesit Pedro Neto nga Wolves.

Pedro ka nënshkruar kontratë për shtatë vitet e ardhshme, ndërsa do ta nis stërvitjet me klubin londinez në ditët në vijim.

“Jam shumë falënderues që i jam bashkuar klubit. Kam punuar shumë në karrierën time për të qenë këtu dhe tani mezi po pres të hyjë në fushë me këtë fanellë”.

Pedro e njeh mirë kampionatin anglez, ngase është pjesë e Wolvesit që nga gushti i vitit 2019, ku ka bërë 135 paraqitje për klubin, derisa sezonin e kaluar kontribuoi me 11 gola në 20 paraqitje.

Përndryshe, për të siguruar shërbimet e Pedros, Chelsea pagoi plot 60 milionë euro, si dhe tre milionë euro bonuse.

Të ngjajshme

Të fundit