Në vitin 1992, Greqia i ofroi presidentit të atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov 100 milionë dollarë ndihmë ekonomie, në këmbim të ndryshimit të emrit të vendit, por ai e refuzoi propozimin, sipas një dokumenti të deklasifikuar së fundmi të CIA-s.
“(…) pavarësisht nevojës së madhe ekonomike të Maqedonisë, Gligorov refuzoi një ofertë private nga zyrtarët grekë prej 100 milionë dollarësh ndihmë financiare me kusht që emri të ndryshohej”, thuhet në dokument, i cili daton më 6 nëntor 1992 dhe u botua në faqet e bibliotekës dixhitale të dokumenteve të deklasifikuara të CIA-s në janar të këtij viti.
Në raport thuhet se ish-presidenti i Maqedonisë, Kiro Gligorov, ishte i njohur si një lider i mençur dhe reformator, që ka luajtur një rol kyç në stabilizimin e vendit gjatë periudhës pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1991. Raporti i CIA-s e përshkruan Gligorovin si një “dhelpër të vjetër të mençur” për shkak të aftësisë së tij strategjike dhe kontrollit të detajeve.
Dokumenti thotë se Gligorov i konsideronte presidentët serb dhe kroat, Slobodan Millosheviq dhe Franjo Tuxhman, përgjegjës për krizën në Jugosllavi. Thuhet se Gligorovi i hodhi poshtë ofertat e Millosheviqit për të formuar “një aleancë me mbetjen e shtetit jugosllav të dominuar nga serbët”, por u tërhoq nga plani i kryeministrit Milan Paniç për një bashkim ekonomik ballkanik (i cili, sipas Gligorovit, duhet të kishte përfshirë Greqinë dhe Turqinë).
Raporti thotë se në politikën e brendshme, Gligorov është përpjekur të balancojë tensionet etnike, veçanërisht mes shumicës maqedonase dhe asaj shqiptare.
Burimi © SYRI.net
