8.8 C
Skopje
E enjte, 13 Shkurt, 2025

Çitaku kërkon përgjigje nga Kurti: Përse nuk e bërë Kosovën anëtare të NATO-s?

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, lidhur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Ajo e ka akuzuar Kurtin për sulm ndaj Thaçit dhe ka thënë se Pavarësia e Kosovës është e lidhur pashmangshëm me Thaçin.

“Mbrëmë zgjodhe sërish të sulmosh Hashim Thaçin. Keqardhje për ty. Historia nuk rishkruhet as me fjalë, as me urrejtje. Ushtria e Kosovës e ka gjenezën në UÇK-në, TMK-në dhe FSK-në. Në të gjitha këto faza të transformimit, ti ke qenë një vrojtues destruktiv ose pasiv. Pavarësia e Kosovës është e lidhur pashmangshëm me Hashim Thaçin, me të gjitha sukseset dhe sfidat që e shoqëruan atë proces”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Kurti të dielën Kurti ka thënë se skandali më i madh që e ka kuptuar kur e ka marrë postin ishte në mandatin e parë, kur ka marrë letrën e ish-kryeministrit Hashim Thaçi të dërguar më 2013 për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ku thuhet se FSK-ja nuk do të shkojë në veri të Kosovës.

Çitaku e ka pyetur Kurtin “por ti, Albin, çfarë ke bërë?”.

“Pse nuk shkrove historinë tënde? Pse nuk e bëre Kosovën anëtare të Këshillit të Evropës, të NATO-s, apo të organizatave të tjera ndërkombëtare që i sigurojnë vendit përparim dhe stabilitet? Sot, Kosova është në terr, pa rrymë, e izoluar dhe e përjashtuar. Populli nuk të zgjodhi për të ndarë fajtorë apo për të ushqyer urrejtje, por për të dhënë zgjidhje dhe për të ndërtuar të ardhmen. Çlirohu nga mllefi dhe urrejtja, Albin. Kjo të bën mirë – dhe do t’i bëjë mirë edhe Kosovës”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Sipas saj përkundër mandatit të fuqishëm qeveria e Kurtit ka qenë pa rezultate. “E fitove një mandat të fuqishëm që askush tjetër nuk e ka pasur në historinë e Kosovës. Një mandat që nuk të kërkonte as kompromise me partnerë të koalicionit, as zmbrapsje përballë presioneve politike. Por, përkundër kësaj, qeverisja jote ka qenë pa rezultate”, ka shkruar tutje Çitaku.

Të ngjajshme

Të fundit