Frederik I është mbreti i ri i Danimarkës. Ai pason nënën e tij, Mbretëreshën Margrethe II, e cila abdikoi pas 52 vitesh në fron. Sipas protokollit, nuk u ndoq asnjë ceremoni kurorëzimi. Si e tillë, liderët botërorë dhe personalitete të njohura nuk ishin të pranishëm, ndryshe nga madhështia e kurorëzimit të Mbretit Charles.
Në vend të ceremonisë së kurorëzimit, kalimi i fronit u bë zyrtarisht në Pallatin Christiansborg, kur mbretëresha nënshkroi një deklaratë për abdikimin e saj.
Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e Kopenhagen për t’i dhënë lamtumirën Margrethe, e cila është bërë monarkja e parë daneze në gati 900 vjet që abdikoi vullnetarisht. Qytetarë nga i gjithë vendi dhe vizitorë nga e gjithë bota mbërritën në kryeqytet për të dëshmuar këtë moment historik.
Margrethe, njoftoi se do të largohej nga froni gjatë një fjalimi natën e Vitit të Ri duke i zënë në befasi danezët.
Klan News
