12.8 C
Skopje
E hënë, 16 Mars, 2026

Data 14 gusht ndër vite

14 gushti është dita e 226-të në kalendarin Gregorian.

Këtë vit kjo ditë shënon në ditën e hënë, transmeton Koha.net.

Më poshtë mund të lexoni disa ngjarje interesante të cilat bënë histori, e që ndodhën në po këtë ditë por nëpër vite të ndryshme.

1791 – Fillon Revolucioni Haitian.

1880 – Kompletohet Katedralja Cologne, monumenti më i famshëm në Këln, Gjermani.

1893 – Franca paraqet regjistrimin e mjeteve motorike.

1897 – Qyteti Anosimena pushtohet nga trupat franceze nga mbrojtësit ngaMenabe në Madagaskar.

1908 – Në Folkestone, Angli, mbahet për herë të parë gara e bukurisë. Gratë dhe vajzat u lejuan të veshin rroba banje e të ekspozojnë këmbët, se cila do të jetë më e mirë. Nellie Jarman nga Londra, u bë fituesja e këtij konkursi, si Miss Folkestone 1908.- Fotografi në ballinë.

1921 – Tannu Tuva, themelohet si shtet plotësisht i pavarur, përmbajtur nga Rusia.

1936 – Afroamerikani, Rainey Bethea varet në Owensboro, Kentaki në ekzekutimin e fundit publik në Shtetet e Bashkuara.

1941 – LDB – Winston Churchill dhe Franklin D. Roosevelt nënshkruajnë Atlantic Charter duke paraqitur qëllimet e pasluftës.

1947 – Pakistani pavarësohet nga Perandoria Britanike.

1969 – Mbretëria e Bashkuar dislokon trupat në Irlandën Veriore.

1971 – Bahreini pavarësohet nga Britania e Madhe.

1980 – Lech Wałęsa udhëheq grevën në Gdansk, Poloni.

1994 – Kapet Ilich Ramirez Sanchez, terroristi i njohur si “Carlos, Xhakali”.

2005 – Helios Airways Flight 522 rrëzohet në veri të Athinës duke lënë të vdekur 121 persona.

2017- Rreth 150 studiues të albanologjisë bëhen bashkë në Prishtinë, në edicionin e sivjetmë të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

2017- Kosovë, për herë të katërt do të mbahet vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, një domosdoshmëri kjo për krijimin e Qeverisë së re, për të cilën nevojiten 61 votat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Të ngjajshme

Të fundit