Kryetari i Komunës së Haraçinë, Daut Beqiri, ka reaguar pas ndeshjes së KF Shkëndija, duke theksuar se në stadium ishte i pranishëm edhe flamuri shqiptar, të cilin ai e cilësoi si simbol identiteti dhe krenarie, shkruan POPULLI.mk.
“Sot në ndeshjen e Shkëndijës, si gjithmonë ishte prezent edhe flamuri ynë – Shqiponja. Ky flamur ka qenë dhe do të jetë gjithmonë prezent sa herë që luan Shkëndija, sepse për ne nuk është thjesht një simbol, por identitet, krenari dhe përkatësi. Askush nuk mund të na ndalojë ta shprehim atë që na takon me të drejtë”, deklaroi Beqiri.
Ai shtoi se përdorimi i flamurit është e drejtë ligjore dhe demokratike, duke theksuar se respektohen ligjet, por njëkohësisht edhe vlerat dhe simbolet kombëtare.
“Haraçina qëndron me Shkëndijën. Me krenari, gjithmonë”, përfundon reagimi i tij.
